Miratimi i Rezolutës për Shqipërinë nga PE, Balla bisedë telefonike me Raporteren Isabel Santos

Politikë

Miratimi i Rezolutës për Shqipërinë nga PE, Balla

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla pas miratimit të Projekt-Rezolutën për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian zhvilloi një bisedë telefonike me  Raporteren për Shqipërinë zonjën Isabel Santos.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Balla deklaron se e ka falenderuar znj. Santos për Raportin e përgatitur, ku i kërkohet Këshillit Europian “mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë”, duke rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur që të lidhet me Konferencën.

Postimi i plotë i shefit të Grupit Parlamentar të Ps-së Taulant Ballës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.


Sapo falenderova përmes një telefonate Raporteren për Shqipërinë zonjën Isabel Santos, teksa Komiteti i Politikës së Jashtme i Parlamentit Europian miratoi në parim (vazhdon votimi i amendamenteve – online) Raportin e përgatitur nga eurodeputetja Santos, ku i kërkohet Këshillit Europian “mbajtja pa humbur kohë e Konferencës së Parë Ndër-Qeveritare me Shqipërinë”, duke rikonfirmuar vlerësimin shterues të Komisionit Europian se Shqipëria nuk ka më as kushte dhe asnjë detyrë të papërmbushur që të lidhet me Konferencën.

 

ME TE LEXUARAT