Ministrja gjermane në Shqipëri: Qeveria të çojë para reformat, tregu rajonal të përfshijë 6 vendet

Politikë

Ministrja gjermane në Shqipëri: Qeveria të çojë para

Ministrja gjermane Anna Lührmann ne konferencën e saj në Shqipëri është shprehur se qeveria dhe opozita duhet të çojnë para reformat dhe tregu rajonal të përfshijë 6 vendet

“Këtë vit kur Shqipëria për herë të parë ulet në këshillin e sigurimit të Kombeve të Bashkuara gëzohemi që mund të mbështetemi te Shqipëria. Shqipëria ka bërë hapa. Janë ngritur struktura kundër krimit të organizuar, Zyrtarë të lartë dhe pjesëtarë të krimit të organizuar janë duke u vënë para drejtësisë. Këtu janë të nevojshme si qeveria edhe opozita. Hapat pas do e dëmtonin procesin e reformave,. Ballkani është i rëndësishëm për Europën. Ndaj në 2014 qeveria federale krijoi procesin e Berlinit.

Këtu është e qartë që rruga duhet të ndjekë kursin e bashkëpunimit të 6 vendeve dhe procesi duhet të jetë gjithëpërfshirës. Lispet të bëhet progres në planveprimin për krijimin e një tregu rajonal. Kjo është me rëndësi për të gjithë rajonin. Një shembull i mirë për atë që mund të arrihet. Këtu bën pjesë edhe heqja e tarifave roaming në rajon. Si ministre shteti jam përgjegjëse jo vetëm për Europën por edhe për mbrojtjen e kimës. Shpresoj që gjatë vizitës së ardhshme të bindem edhe vetë për kapacitetet e vendit tuaj. Duhet ta mbrojmë natyrën që t’ia lëmë brezave të ardhshëm. Republika e Maqedonisë do jetë partner i ngushtë i Shqipërisë”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT