Ministrat e tokës që ‘dashurojnë’ detin/ Nga ’kapiten’ Tahiri me patentë skafi, te Bledi Çuçi me shoqatë velierash

Politikë

Ministrat e tokës që ‘dashurojnë’ detin/ Nga

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar lidhur me akuzat që u artikuluan ditën e djeshme nga kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha për një kompani mjetesh lundruese në pronësi të tij.

Sipas ekstraktit të QKB, që u publikua dje në media dhe më pas iu referua edhe Berisha, ministri Çuçi figuron pronar i subjektit ‘Albanian Sailing Club’.

Por sipas ministrit të Brendshëm, në këtë rast kemi të bëjmë vetëm me një shoqatë velierash sportive, që ai e ka “krijuar me miq pasionantë të tyre”.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Reagimi i Çuçit:

Ka një përpjekje për të prodhuar fakte që të ilustrojnë akuzat e gatshme të Sali Berishës ndaj meje pas tragjedisë së fundit në Himarë. Për respekt të opinionit publik, që me të drejtë është i ngarkuar nga tragjedia e vajzës 7-vjeçare dhe dhimbja e familjes së saj, dua të sqaroj se sajesat me emrin tim dhe një shoqatë velierash sportive që kam krijuar me miq pasionantë të tyre, nuk kanë lidhje me asnjë biznes dhe aq më tepër me skafe apo gomone.

I hedh poshtë me neveri këto sajesa, pasi duan të keqpërdorin në mënyrë të neveritshme këtë ngjarje tragjike, për ta mbajtur gjallë për hallet e tyre politike.

Gjatë këtyre ditëve të rënda për çdo shqiptar, por veçanërisht për familjen e vajzës dhe për ne që jemi përgjegjës për sigurinë e jetës së tyre, jam përpjekur të flas me veprime konkrete kundër fajtorëve të asaj tragjedie, të cilët tani janë para drejtësisë, përfshirë gjithashtu dhe të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Kufitare Vlorë.

Mendoj se kjo është rruga e duhur për të respektuar dhimbjen e familjes së vajzës dhe të afërmve të saj. Rruga për t’u përballur me baltën e Sali Berishës është 30- vjeçare dhe nuk më sfidon. Thjesht e kemi detyrim ndaj shqiptarëve të ndajmë fatin e Shqipërisë nga fati dhe balta e tij.

Duket se ministrat e Brendshëm të Ramës kanë pasion detin, dikush me patentë skafi dhe tjetri me shoqatë velierash. I pari që i doli pasioni i tij për detin ishte ish-ministri i brendshëm, Saimir Tahiri tashmë i dënuar me burg për shpërdorim detyre.

Policia e Elbasanit më 2017 arrestoi një biznesmen, të cilit nga kontrolli në makinën që e drejtonte pa patentë iu gjetën dhe bllokuan 800 mijë euro dhe tre patenta, dy leje drejtimi për mjete lundrues ne emër te Saimir Tahirit dhe e treta e gruas së ish-ministrit, Fatlinda Berisha.

I arrestuari ishte Orest Lefter Sota 25-vjeç nga Vlora është pronar i një firme private në fushën e betonit. Biznesmenit Sota iu gjetën edhe dy lejet për drejtim të mjete lundruese në emër të ish-ministrit, ku Tahiri ka nivelin ‘Skipper’ (kapiten).

Por nuk mbaron me kaq një gazetar ekonomie me anë të një postimi në Facebook, shkruan se dokumenti tregon se Çuçi është pronar i subjektit 'Albanian Sailing Club'. Në këtë biznes, Çuçi zotëron mjete që jepen për lundrim për turistët.

“Skafisti i brendshëm, tek ky bordi ka dhe persona me background problematik. Kolegët e ministrit d.m.th. Edhe ju thoni nga u buron policeve dashuria për skafin,” shkruan ai. Nuk dihet ende kush do jetë ministri i ardhshëm i cili do dalë me patentë shoferi apo me shoqatë velierash, gjithsesi presim ‘gjithçka mund të ndodhë jetojmë në Tironë’./VoxNews

 

ME TE LEXUARAT