Meta tha se në shtator nis përgatitja për qeveri teknike, Berisha zbulon çfarë do ndodhë

Politikë

Meta tha se në shtator nis përgatitja për qeveri teknike, Berisha

Ish kryeministri Sali Berisha u pyet sot për deklaratën e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili tha se në shtator do të nisin përgatitjet për Qeveri teknike.

Sali Berisha: Nuk kemi diskutuar por teza jonë është kjo: Që Edi Rama duhet të largohet një ditë e më parë, pas largimit të kësaj qeverie, natyrisht detyra më themelore është pregatitja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

A do ngarkohet një qeveri teknike apo si do quhet ajo, apo “ad hoc” për të përgatitur zgjedhjet është dicka që do vendosin forcat politike por largimi i Ramës është absolut.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Do ti bashkoheni Partisë së Lirisë për referendumet?

Berisha: Prej kohësh ne jemi shprehur për referendum. Jemi shprehur në disa takime. Vlerësoj edhe qëndrimin e Partisë së Lirisë për referendumet. Kushtetuta e ka humbur sensin e saj me marrjen e të gjitha pushteteve nga Edi Rama, de facto ajo ka rënë.

Janë bërë ndërhyrje të shumëllojta në kushtetutë, të cilat i kanë privuar asaj zhdërvjelltësinë e parimeve të saj. Shqipëria është i vetmi vend ku qytetarët nuk mund të flasin me votën e tyre.

U bë një referendum në 1994, qeveria e humbi dhe ai ishte një zhvillim pozitiv për demokracinë shqiptare. Që nga ajo kohë referendum ka bërë PD-ja gjatë këtyre muajve. Janë një seri problemesh që duhet të marrin përgjigje me referendum.

Keni diskutuar për qeveri teknike në shtator?

Ne nuk kemi diskutuar por Edi Rama duhet të largohet një ditë e më parë. Pas largimit të kësaj qeverie, detyra më themelore është përgatitja e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

A do ngarkohet një qeveri teknike apo një qeveri ad-hoc, do ta zgjedhin forcat politike.

 

ME TE LEXUARAT