Meta: Niveli i borxhit do të shkaktojë krizë serioze në vend

Politikë

Meta: Niveli i borxhit do të shkaktojë krizë serioze në vend

Presidenti Ilir Meta në konferencën e thirrur për mediat ngriti sot shqetësimin për nivelin e borxhit në vend. Kreu i shtetit ndrë të tjera vuri në dukje mungesën e transparencës nga ana e qeverisë.

Sipas presidentit niveli i borxhit do të shkaktojë krizë serioze ekonomike në vend.

“Objektivi kryesor i politikës ekonomike duhet të jetë kthimi sa më parë i raportit të borxhit ndaj produktit të brendshëm bruto në një rrugë rënëse. Niveli i borxhit do të shkaktojë një krizë serioze në vitet në vazhdim. Edhe buxheti për vitin 2022 nuk bëri transparent të nivelit të borxhit.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.


Ministria raporti se niveli i borxhit është 80% ndërsa FMN 86% në vitin 2021. KLSH vlerëson se stoku i borxhit publik paraqitet i nënvlerësuar bazuar në respektimin e normave ligjore. Do të duhej të përfshiheshin të gjitha detyrimet e prapambetura.

Ka rritje dramatike të korrupsionit dhe kapjes së shtetit. Borxhi bruto i qeverisë është treguesi kryesor që përdoret gjatë analizës. Shqipëria ka nivelin më të lartë publik në rajonin tonë, pas Malit të Zi. Këto 8 vite është rritur me 53%, ndërsa premtimi në vitin 2013 ishte për ta ulur”, deklaroi Meta.

ME TE LEXUARAT