Meta në krye të LSI?! Kryemadhi zbulon lëvizjet më 25 korrik

Politikë

Meta në krye të LSI?! Kryemadhi zbulon lëvizjet më 25 korrik

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, foli për aksionin opozitar, që sipas saj, do të nisë më 25 korrik, vetëm një ditë pas Ilir Meta të dorëzojë detyrën si President i Republikës.

“Marrëdhënia ime me Metën i ka kaluar 30 vjet. Nuk është garë e madhe me nesh për këtë çështje. Historia e LSI do të vazhdojë. Unë ndjehem fajtore për shkak të djegies së mandateve, sepse sa më shumë hetojmë dosjen e inceneratorëve, aq më shumë kuptojmë që janë edhe shumë para të paguara nga PD e Lulzim Bashës.

Kuptoj se si kompanitë e inceneratorëve, por edhe ato koncensionare, kanë qenë sponsorizuesit kryesor të të gjithë aksionit opozitar për ta dështuar gjithë aksionin në funksion të qytetarëve shqiptarë.

Vizionin që kishte Meta për këto veprime të gabuara dhe vdekjeprurëse të opozitës, më bëjnë mua përgjegjëse për të vazhduar këtë skemë të inceneratorëve, që sot nga skema e inceneratorëve kemi dalë te skema e pastrimit të parave, që largojnë bizneset e ndershme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Çështja e 25 korrikut do jetë një nga datat e shumta që ka LSI për t’u bashkuar dhe për të krijuar një opozitarizëm, për të kthyer normalitetin, llogaridhënien.

Nuk mund të thuash që funksionon llogaridhënia, sistemi i drejtësisë, institucioni, shteti, ndaj dhe 25 korriku do të jetë një etapë e re që formalizon gjithë skenën politike, jo vetëm atë opozitarë, që do të përfshirë botën akademike, emigrantë, të rinj e të reja.

Çështja e integrimit evropian të Shqipërisë është çështje jetësore për ne, sepse është e vetmja mënyrë për të ndaluar atë çfarë ndodh në Ukrainë sot, mund të jetë nesër në Shqipëri”, tha Kryemadhi.

ME TE LEXUARAT