Meta flet për dosjen e lobimit në SHBA: Basha ka një problem madhor ligjor

Politikë

Meta flet për dosjen e lobimit në SHBA: Basha ka një problem

Presidenti Ilir Meta mbrëmjen e sotme ka sulmuar sërish kryetarin e PD-së, Lulzim Basha për dosjen e lobimit në SHBA, por edhe lëvizjet politike në opozitë.

Kreu i shtetit i referohet takimit midis kreut të PD-së Lulzim Basha dhe Presidentit Donald Trump, një foto e mundësuar nga lobimi i Nicolas Muzin, që përfundoi në hetim në Tiranë.

Pikërisht për këtë cështje, Basha është akuzuar në muajt e fundit edhe nga Sali Berisha pas nisjes së konfliktit mes tyre.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

“Basha ka një problem madhor ligjor me një foto që ka bërë me Presidentin e SHBA dhe për të njëjtën arsye ai sot i mban ison “Gruas së Bilalit”.

Për z.Basha une jam perpjekur t’i qendroj afer dhe ta ndihmoj duke i treguar te gjitha rruget per ta shpetuar nga rruga qe ai ndoqi.

Tani e kam te pamundur ta ndihmoj me sepse e paralajmerova qe me “oren”, me bojkotin e reformes ne drejtesi, me cadren, me djegien e mandateve, me zerimin e pushtetit vendor, me prishjen e marreveshjes se 5 qershorit e shume te tjera dhe ai nuk me degjoi. Tani le te vazhdoje rrugen qe ka zgjedhur.


Lulzim Bashën, unë e kam kuptuar herët, për marrëdhënien armiqësore që ai, ka me të vërtetën.

Ai ka bërë të kundërtën e asaj që i kam kërkuar dhe që është e drejta, duke nisur që nga bojkoti i zgjedhjeve, çështja e Teatrit Kombëtar si dhe prishja  marrëveshja së 5 qershorit, i cili mori udhëzimin për prishjen e kësaj marrëveshje” tha Meta te Vizion Plus.

ME TE LEXUARAT