Meta çon në zgjedhje 6 bashki: Të marrë pjesë kush të dojë

Politikë

Meta çon në zgjedhje 6 bashki: Të marrë pjesë kush

Kreu i Shtetit, Ilir Meta, do të çojë në zgjedhje 6 bashkitë,  Durrësin, Vorën, Shkodrën, Lushnjen, Rrogozhinën dhe Dibrën, të cilat kanë mbetur pa një drejtues të zgjedhur me votë të 30 qershorit.

"Aq këllqe kishte Gjykata. Gjykata do thoshte ose ishin kushtetuese, ose ishin antikushtetuese. Prej kohësh kemi një situatë absurde, pavarësisht se shumë prej aktorëve mund t'i interesojë kjo gjendje. Sot kam filluar procedurat për t'i dhënë zgjidhje kësaj situate. Përmes një letre zyrtare të dërguar komisionerit shtetëror të zgjedhjeve kam kërkuar informacion se kush janë saktësisht ato njësi të qeverisjes vendore ku kryetarëve të bashkive i ka mbaruar mandati në mënyrë të parakohshme," tha Presidenti.

Për datën e zgjedhjeve të pjesshme, Presidenti nuk do të konsultohet me Ramën dhe Bashën.

"S'ka nevojë të ketë konsultim me askënd. Kush ka dëshirë të regjistrohet, kush ka dëshirë të marrë pjesë. Nuk detyroj askënd të marrë pjesë me pahir në zgjidhje," tha Meta.
Ilir Meta nuk e pranon publikisht që vendimi për ta çuar vendin në zgjedhje të pjesshme në një moment që PD është e përçarë, është një hakmarrje politike ndaj Lulzim Bashës pas deklaratave të shefit të selisë blu për përfshirjen e Presidentit në protestën e 8 janarit.

"Këto blindat unë i kam vendosur? Çfarë janë këto struktura paramilitare? Kjo është zgjidhja? Kjo është e ardhmja? Ç'më duhet mua PD si mburojë? Asnjë parti nuk më duhet si mburojë," tha Presidenti.

ME TE LEXUARAT