Meta: 8 janari një moment tragjik! Jemi dëshmitarë të kërcënimit të opozitës dhe votës së lirë

Politikë

Meta: 8 janari një moment tragjik! Jemi dëshmitarë të

President i Republikës Ilir Meta, në një konferencë për mediat, komentoi protestën e 8 janarit zhvilluar në selinë e PD.

Meta u shpreh se dënon dhunën e e përdorur dhe se e vetmja zgjidhje për këtë konflikt është vota e lirë.


Një moment tragjik i një procesi politik degradues që po zhvillohet në sytë e të gjithë shqiptarëve , thelbi është mungesa e ballafaqimit me votë të lirë. Jemi në kushte ku demokracia dhe të gjitha institucionet janë mundur nga kapja e të gjitha segmenteve. Kur energjitë s’duhet të mobilizohet për të vendosur sistemin e llogaridhënies dhe besimin tek demokracia, ne po bëhemi dëshmitarë të kërcënimit të institucionit demokratik, të opozitës dhe votës së lirë. Nuk kam synuar të bëhem palë në konfliktin që ka lindur në PD, por jam i shqetësuar për këtë konflikt të panevojshëm që duhet të ketë vetëm një zgjidhje , votën e lirë dhe respektimin e vullnetit të shumicës", u shpreh Meta

ME TE LEXUARAT