Mesazhet me emrin e Ervis Martinajt/ Gazment Bardhi përfundon në SPAK

Politikë

Mesazhet me emrin e Ervis Martinajt/ Gazment Bardhi përfundon në SPAK

Gazment Bardhi është thirrur në Prokurorinë e Posaçme me Anti-Korrupsion pas denoncimit për mesazhet kërcënuese me emrin e Ervis Martinajt.

Kreu i Grupit të PD-së është thirrur në SPAK në orën 15:00. Bardhi ka zbuluar SMS që i kanë ardhur në platformën e tij të komunikimit në “Signal” ku përmendet emri i Ervis Martinajt dhe kërkoi nga SPAK të hetojë.

Gazment Bardhi, në letrën dërguar Prokurorisë së Posaçme, tregon se mesazhi i ka shkuar nga një numër i paidentifikuar, me emër përdoruesi “Mbreti Zog”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Ervis Martinaj, Erigers Mihasi, të jesh mirë”, shkruhet në një nga SMS-të dërguar kreut të Grupit të PD-së, mesazh që ia ka bashkangjitur letrës dërguar në SPAK.

ME TE LEXUARAT