Me Berishën do bëni opozitë më të fortë përballë Ramës? Ja si përgjigjet Meta

Politikë

Me Berishën do bëni opozitë më të fortë

Presidenti i Republikës Ilir Meta është ndalur në një prononcim për mediat pas aktivitetit të sotëm kundër trafikut të qenieve njerëzore.

I pyetur për zgjedhjen e Sali Berishës në krye të PD-së dhe bashkëpunimin me të si opozitë, Meta tha se opozita më e mirë ndaj të gjithëve janë shqiptarët e ndershëm, duke folur më tej për bashkim.

“Mendoj se opozita më e mirë ndaj të gjithëve janë shqiptarët e ndershëm. Ata thjesht kanë nevojë për t’u bashkuar dhe për të çuar përpara vendin”, deklaroi Meta.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Nderkohe, Presidenti i Republikës Ilir Meta është takuar sot me ambasadoren e SHBA-ve Yuri Kim, me të cilët vitin e kaluar pati tensione. Sot ai u pyet se kush e bëri hapin e parë për përmirësimin e kësaj marrëdhënieve me ambasadoren e SHBA. Meta tha se nuk sheh asnjë problem në këtë drejtim.

 

ME TE LEXUARAT