“Me 80 mijë lekë do mbahet një familje?” Sula ngre tonet: Fshatarin e fusni në burg për një çati

Politikë

“Me 80 mijë lekë do mbahet një familje?” Sula ngre

Deputeti demokrat Dashnor Sula ka folur me tone të ashpra në Kuvend, ku po diskutohet për miratimin e aktit normativ për kompensimin e çmimit të disa materialeve të ndërtimit.

Sula tha se qeveria i bën aktet normative për interesat e veta, ndërsa vuri në dukje se nuk ka pasur ndihmë për qytetarët që përballen me rritjen e çmimeve.

“Ky akt normativ që kemi këtu sot për miratim, unë mendoj që nga pikëpamja nuk është gabim, por mënyra si i serviret parlamentit, duke marrë parasysh që qveria ka bërë 112 akte normative. Më gjeni një akt normativ që e ka rrëzuar parlamenti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Qeveria i bën aktet sipas interesave të veta. Nuk jemi kundër se e dimë që kompanitë duhet të indeksohen, por pse duhet të indeksohen vetëm kompanitë dhe jo qytetarët e thjeshtë që blejnë çdo ditë me çmime të larta.

I drejtohem ministers së Financave, çfarë kategorishë ke kapur? Pensionistëve u ke dhënë 90 mijë lekë për tre muaj. Po shtresat në nevojë? Me 80 mijë lekë të vjetra do mbahet një familje. Më gjeni të keni dhënë një lekë tjetër më shumë?

Na vini këtu e na thoni gjëra që nuk janë të vërteta. E dini ju që po ato kompani janë ato që ndërtojnë kullat këtu? A e dini ju që minimum 4 kate janë pa leje?

A e dini ju, ato kullat që ndërtohen te liqeni ça janë? Që janë pa leje? Ta kundërshtojë njeri. Dhe ju merrni fshatarin e fusni në burg për çatinë dhe avllinë.

Ato biznesmenë të ndershëm që punojnë me drejtësi, atyre u takojnë. Për kompanitë e rindërtimit a e dini që 8 janë me probleme penale?

 A e dini ju që Kajmaku u kap me 20 kg kokainë. Vetëm ju ju qëllojnë drejtorat që bëjnë trafik kokaine? Pse nuk i qëllojnë opozitës?”, tha Sula.

ME TE LEXUARAT