McGonigal pranoi akuzat për Shqipërinë, Berisha: Dosja e tij më unikja në botë

Politikë

McGonigal pranoi akuzat për Shqipërinë, Berisha: Dosja e tij

Në një intervistë për “A Show”, Berisha deklaroi se “nuk mund të gjesh në arkivën e krimit botëror dy njerëz kaq të rëndësishëm, njëri në FBI, njëri kryeministër të lidhura në krim”, ndërsa shti më tej se kjo sipas tij do të jetë një nga dosjet me të veçanta.

Më tej, ish-kryeministri u shpreh se, sipas tij, angazhimi i McGonigal kundër opozitës është bërë kundrejt një çmimin, “ku ai 220 mijëshi mund të jetë vetëm kafeja”.


“Në këtë angazhim, ai ka shkel ligjin e vendit te vet dhe betimin e tij. FBI, një institucion i fuqishëm është i gatshëm të ndihmojë çdo vend në bazë të procedurash ligjore, jo si detektivë privatë. Në këtë kontekst ai ka shkelur me dy këmbë ligjin e vetë”, deklaroi Berisha.

ME TE LEXUARAT