Mbyllet protesta e sotme e opozitës para Bashkisë së Tiranës, raportohet se…

Politikë

Mbyllet protesta e sotme e opozitës para Bashkisë së

U zhvillua sot protesta e 19 në radhë para Bashkisë së Tiranës. Për gati një orë opozita protestoi para bashkisë, ndërsa raportohet se nuk pati incidente dhe as djegie gomash.

Në protestën e sotme u duk se numri i mbështetësve të PD është ulur edhe më shume, aq sa tashmë numërohen vërtet me gishtat e dorës.

Sic u raportua kërkesë kryesore e përhershme e protestuesve mbetet dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj dhe ndalja e tij para drejtësisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ndryshe nga herët e kaluara, Veliaj ishte në zyrë në kohën kur u zhvillua tubimi i opozitës. Ndërkohë, policia ishte vendosur gardh para godinës.

ME TE LEXUARAT