Komisioni i Shëndetësisë si "Big Brother", batutat e Korreshit: Ministrat, tek e tek në dhomën e rrëfimit
Në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë, ka folur ndër të tjera edhe anëtari Saimir Koreshi.
Koreshi deklaroi se e sheh të gabuar që ministrat që do të flasin në Komisionin Hetimor për Shëndetësinë të shkojnë tek e tek në atë që ai e quajti “dhomë rrëfimi”. Sipas tij, të gjithë ata që dëshmojnë duhet të flasin hapur përpara të gjithëve, e se gjërat nuk duhen bërë sikur të ishte Big Brother.
Korreshi shtoi se nuk ka një kalendar për punimet e Komisionit Hetimor, duke thënë me humor se duhet të ketë dakordësi që kalendari do jetë me Milanin apo Interin.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Ideja është që a të ulemi të bëjmë një produkt? Na thoni se ku do ta montojmë dhomën e rrëfimit, meqë ministrat do rrëfejnë atje. Do të rrëfehen tek e tek. Pse çfarë jemi ne Sigurimi i Shtetit që do të merren ministrat tek e tek?
Këtu të flasin t’i dëgjojmë këtu. Pse tek e tek? Do ndajmë lekë ne atje, do bëjmë pazare? Ne nuk po biem dakord për kalendarin, do jetë me foton e Interit apo Milanit”, u shpreh Korreshi.
13:37-Mblidhet Komisioni i Shëndetësisë, përplasje mes Ndrecës dhe Vokshit: Keqardhje që bëni politikë me…
Është mbledhur këtë të martë Komisioni i komisioni hetimor lidhur me shërbimet publike të sterilizimit dhe të check-up në shëndetësi.
Por që në nisje të këtij komisioni, palët politike janë përplasur, pasi kryetarja Alban Vokshi deklaroi se PS ka bojkotuar dhe braktisur mbledhjet.
Ndreca u shpreh nga ana tjetër se kjo nuk është e vërtetë.
“Më vjen shumë keq që e nisni me deklarata politike. Shumica nuk e ka bojkotuar këtë komision. Thirrjet e mbledhjeve nuk mund të jenë të njëanshme.
Jo vetëm që nuk e kemi bojkotuar, por kemi punuar intensivisht me një Plan Hetimor, atë që ju nuk e keni bërë prej vitesh. Ta fillojmë mbarë mbledhjen duke miratuar fillimisht rendin e ditës dhe pastaj vijojmë me pikat e tjera”, deklaroi Ndreca.
Pjesë nga diskutimet:
Ndreca: Ta fillojmë mbarë, fillojmë me miratimin e rendit të ditës
Vokshi: Nuk e di cilit nen i referoheni që unë duhet të pyes sekretarin për të thirrur mbledhje. Kam zbatuar ligjin që e keni hartuar vetë. Keni shkelur 4 herë ligjin dhe rregulloren.
Klevis Xhoxhi: Në këto mbledhje ka dështuar arroganca dhe fryma e konfliktualitetit që ju karakterizon. Komisioni ka qenë në punë, ekspertët kanë qenë duke punuar për të sjellë propozimet e planit hetimor. Detyra juaj duhej të ishte bashkërendimi mos të kishim dy plane nga dy palë ekspertësh. Është e qartë se cila palë ka ardhur për të bërë punë dhe cila zhurmë
Ina Zhupa: Tërheq vëmendjen për gjuhën aspak etike, ku e merrni të drejtën që t’i drejtoheni në atë gjuhë kryetares. Keni bojkotuar që të shtyni punën e këtij komisioni pa produkt.