Mbështetësit e Berishës shkojnë te selia e PD me një listë emrash: Nuk ishin në Kuvendin e Bashës  

Politikë

Mbështetësit e Berishës shkojnë te selia e PD me një

Prej aty, mbështetësit e Berishës kanë mbajtur një deklaratë, ku kanë lexuar disa emra, që sipas tyre, pretendohet se kanë marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit të thirrur nga Lulzim Basha, por në të vërtetë kanë qenë duke votuar në referendumin e ish-kryeministrit.


Mes të tjerash, në deklaratë ata përmendën edhe disa emra, që sipas tyre, nuk kanë qenë fare në Shqipëri, por që thuhet se kanë marrë pjesë në Kuvendin e Bashës.


“Eris Goxhaj, kryetar grupseksioni 3, Ergyn Kwrtoku, kryetar grupseksoni 9, Flutura Morja, Heldi Kulla, kryetar seksioni, Irena Muçohasaj, Jurgen Baçi, Klaudio Biraçi, Lefter Troja, Marjon Gjinaj, Muharem Aliçka, Naim Nazeraj, Petrit Ponari, Sadik Zeqiri, Safete Kurti, Tefik Lila, Petro Tusha, Anila Gjinaj, etj.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.


Me përgjegjësi të plotë deklarojmë se këta persona, që janë deklaruar se kanë marrë pjesë në Kuvendin e 18 dhjetorit, as kanë marrë pjesë, as kanë qenë aty, por kanë qenë duke votuar në referendumin e Berishës. Ju bëj me dije se ne si degë do të ndërmarrim të gjitha hapat ligjorë, për të vënë para përgjegjësisë ata që guxojnë apo do të guxojnë të dëmtojnë demokracinë. Dritan Sopoti nuk ka qenë kurrë dhe nuk është anëtar i PD, por është anëtar i Partisë Socialiste. Jurgen Baci ndodhet në Angli, Marjon Gjinaj gjithashtu ndodhet në Angli. Këto janë më se të vërtetueshme”, thanë mbështetësit e Berishës./BW

ME TE LEXUARAT