Masakra e Malit te Zi/ Kronologjia/ Vrau dy fëmijët pastaj gruan, telefonata e autorit. Si i vrau 10 viktimat

Politikë

Masakra e Malit te Zi/ Kronologjia/ Vrau dy fëmijët pastaj gruan,

Mali i Zi u trondit dje nga një ngjarje e rëndë, ku 34-vjeçari Vuk Boriloviç, nga Cetinja ka vrarë 10 bashkëqytetarë dhe ka plagosur 6 të tjerë në qendër të Prijestonicës. Sipas mediave malazeze, të cilat kanë bërë edhe një përshkrim të lëvizjve të autorit.

Boriloviçi ka vrarë dy fëmijët e mitur të familjes që kishte strehuar me qira në banesën e tij, 11 dhe 9 vjeç, dhe më pas kishte ekzekutuar nënën e tyre. Po ashtu, ai ka hapur zjarr me pushkë gjuetie edhe ndaj fqinjëve, shërbimeve të urgjencës mjekësore, policisë, apo dhe kalimtarëve.

Sipas autoriteteve, gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, ai është qëlluar për vdekje nga një bashkëqytetar me inicialet N.K.
Boriloviç refuzoi të dorëzohej tek autoritetet e zbatimit të ligjit, edhe pse ishte i rrethuar.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

VIKTIMAT
Sipas të dhënave zyrtare, Boriloviç hyri në banesën e qiramarrësve të tij rreth orës 15:30 dhe vrau 11-vjeçarin M. në derë, pastaj vëllanë e tij tre vjet më të vogël, dhe më pas qëlloi nënën e tyre – Natasha Pajovi? Martinovic e cila po qëndronte në dritare.

Pasi i vrau, ai përmes telefonit njoftoi babain e tyre, Millosh Martinoviqin dhe i tha: “Unë vrava edhe familjen tënde dhe timen”, raporton Vijesti. Ndërkohë, në intervalin e 45 minutave të ardhshme, në një distancë totale prej 80 metrash nga shtëpia e tij, ai vrau 7 persona të tjerë dhe 6 gjashtë.

Autoritetet shpjeguan se pas vrasjes së Martinoviçit, ai hyri në shtëpinë e fqinjit, Danijela dhe Dimitrije Drecun, të dy të moshuar dhe plagosi rëndë nipin e tyre Aleksandar Drecun, 32 vjeç. Në prag të derës ka vrarë edhe djalin e tyre Rajko Drecun, 56 vjeç, i cili ka vrapuar drejt shtëpisë kur ka dëgjuar të shtënat.

Po ashtu mësohet se Boriloviç vrau edhe fqinjin e tij Milan Mitroviç, 37 vjeç, e më pas dajën e tij Goran Gjurishiç, 54 vjeç, dhe më pas, duke zbritur në rrugë, vrau fqinjët Aleksandra, 52 vjeç dhe Danijela Radunoviç, 51 vjeç.

Më pas Boriloviç, i armatosur me dy fishekë dhe një pushkë në dorë, u kthye në drejtim të shtëpisë së fqinjit të tij I.J dhe i tha atij të dilte jashtë.

Mediat malazeze raportojnë se 34-vjeçari plagosi edhe katër fqinjë të tjerë, Sllavica Zvicer, Filip Gjurkoviç, Mileva Ramadanoviç dhe Darinka Çelebiç , si dhe policin Ljubisha Maksimoviç, i cili po përpiqej ta neutralizonte. Ndërkohë, ishte pikërisht Neno Kalu?erovi?, një fqinj ai që ekzekutoi autorin.

Qendra Klinike e Malit të Zi bëri të ditur mbrëmë se tre nga të plagosurit janë operuar dhe janë vendosur në Repartin e Mjekimit Intensiv.

Mister ngelet fakti se çfarë e shtynë Boriloviçin që të kryente aktin brutal. Në lidhje me masakrën e rëndë reagoi dhe kryeministri Dritan Abazoviç. “U bëj thirrje të gjithë qytetarëve të Malit të Zi që të jenë me familjet e viktimave të pafajshme, të afërmit e tyre, miqtë dhe të gjithë qytetarët e Kryeqytetit të Cetinjës”, tha Abazoviç.

3 DITË ZIE NË MAL TË ZI
Qeveria e Malit të Zi ka shpallur tri ditë zie për tragjedinë e ndodhur dje në Cetinja.
Në përputhje me Vendimin e Qeverisë, ditët e zisë janë të shtunën, të dielën dhe të hënën, përkatësisht datat 13, 14 dhe 15 gusht 2022.

Me rastin e zisë treditore, në përputhje me Ligjin për simbolet shtetërore dhe ditën e shtetësisë, qeveria njoftoi se flamujt do të vendosen në gjysmështizë në të gjitha objektet e organeve shtetërore dhe objektet e organeve të vetëqeverisjes lokale dhe publike.

ME TE LEXUARAT