Manja i përgjigjet Spahos: Kë keni në plan për të vrarë? “Qetëson” Spiropalin: Ty s’të prek

Politikë

Manja i përgjigjet Spahos: Kë keni në plan për të

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja i është përgjigjur deputetit të Partisë Demokratike, Edmond Spaho, i cili iu drejtua ministres Elisa Spiropalit që të rrijë e qetë se nuk e vret njeri pasi nuk vlen.

Manja dënoi gjithashtu gjuhën e ashpër të Berishës, i cili bëri thirrje për grevë. Sipas tij Berisha shpalosi një platformë dhune. Me ironi, ministri falënderoi deputetin që kursyen Spiropalin, ndërsa theksoi se vrasjen e kanë në ADN.

“Faleminderit zotit Spaho që po na e kursen Elisën, por na trego kë keni në plan për të vrarë.  Ishim dëshmitarë të shfaqje së një platforme dhune.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

U tha nga një njeri që ka qenë president dhe kryeministër në këtë vend. Ishin dëshmitarë të një përroi psiqik dhe ju e konsideroni normalitet. Më vjen keq për një pjesë prej jush për atë platforme dhunë.

Për shqiptarët është fat që ai është në këtë sallë dhe uroj ta kemi shumë gjatë një njeri i tillë që në çdo tre fjalë ka dhunën duhet ta kemi këtu që shqiptar ta kujtojnë sa herë të shkojnë te kutia e votimit. Kjo është gjuha për të cilën duhet të shqetësohemi në këtë fjalë.

Rri rehat zonja Spiropali se ty nuk të vret. Njerëz keni varrë, në 97, 98, 2011, vratë prapë atje në 2008.

Distancohuni nga ky fjalor. Ndërsa ne për ju dhe atë do të jetojmë 100 vjet”, tha Manja.

ME TE LEXUARAT