Majlinda Bregu mesazh PD-së: Duhet të rikthehet gara e ndershme

Politikë

Majlinda Bregu mesazh PD-së: Duhet të rikthehet gara e ndershme

E ftuar në “Ndryshe” nën moderimin e Salsanos dhe Adit ishte Majlinda Bregu, në një nga intervistat e saj të rralla.

Diskutimi në studion e Top Albania Radios, ka nisur me Majlinda Bregun, me pyetjen e nxitur prej postimit të saj të fundit në Instagram, për emërimin e presidentes së re të Parlamentit Europian, që është një grua, Roberta Metsola, në fund të së cilit Bregu shkruan:

Lidershipi s’është vetëm për burrat me kostum.
A ka ardhur koha për një lider me fund edhe këtu në Shqipëri?! – ka pyetur troç Salsano, së cilit Bregu i është përgjigjur se pavarësisht se koha ka kohë që ka ardhur e shumë gra kanë marrë tashmë pozicione të rëndësishme drejtuese, politika kudo në botë e sigurisht edhe në Shqipëri mbetet ende shumë patriarkale.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sigurisht që pyetjet më të shumta kanë qënë për zbërthimin e situatës politike brenda PD- së, të cilën në daljet e saj politike e mediatike të katër viteve më parë Majlinda Bregu e kishte parashikuar qartë se PD ishte në një situatë të vajtueshme e nëse do të vazhdohej kështu, e nesërmja do të bëhej edhe më e vajtueshme.

Pas dy sinkronesh të rimarra e të risjella në studion e emisionit, pikërsisht nga ajo kohë Salsano dhe Adi e kanë pyetur në mënyrë të drejtpërdrejtë zonjën Bregu nëse është me Bashën apo Berishën, në mesin e kësaj “lufte” të fortë që ka nisur mes tyre, dhe përgjigjia e saj ka qenë e qartë: “se pozicioni si Sekretare e Përgjithme e Këshillit të Bashkëpunimit rajonal nuk e lejon të mbajë qëndrime të forta politike as në Shqipëri e as në vendet e tjera të rajonit por dhe nuk do të donte që të hapte një debat politik në Shqipëri në një moment kur nuk është aktore e saj.

 

Por unë e kam thënë dhe e kam parë shumë kohë më parë krejt të qartë rrugën që po merrte Partia Demokratike dhe e them me shumë dhimbje që situata ka qenë e po vazhdon të bëhej gjithmonë e më e vajtueshem sepse PD nuk po bëhet dot forca konkuruese sot për të marrë pushtetin nesër.

Jam keqkuptuar, përqeshur, sulmuar kur e thosha me zë të lartë të vërtetën dhe ja ku jemi.


Sot nuk është çështja të jesh me Bashën apo Berishën. Sot kjo s’është më çështje vetëm e PD-së por është çështje kombëtare.

Unë jam me PD, jam që këtij vendi t’i kthehet një alternativë qeverisëse, konkurruese dhe në mënyrë emergjente, po të ishte në dorën time, Partia Demokratike duhet të kthejë garën e ndershme.

Mungesa e një gare të ndershme ka qenë problemi madh brenda PD-së dhe për këtë ka shumë faje Sali Berisha, i cili që në ditët e para vendosi të mbështesë vetëm një kandidat për kryetar partie dhe e investoi gjithë kredon e tij tek ai kandidat.

 PD i duhet PD-së . Çfarë po ndodh me PD nuk është më vetëm cështje partiake, por kombëtare.

Ne kemi nevojë urgjente për normalitet, për t’i ikur fodullëkut e arrogancës, për të dëgjuar, për të patur mendime të ndryshme por parime të njëjta, për të rikthyer votën, për të rivendosur sistemin pluralist që lindi me PD në Shqipëri, për të patur një alternativë qeverisëse”.

Gjatë intervistës, Bregu saktësoi faktin se ajo vetë nuk është larguar asnjëherë nga Partia Demokratike, por e përjashtuan, sepse kështu vendosi partia.

Majlinda Bregu ka folur për nismat e ndërmara përgjatë mandatit të saj të parë si Sekretare e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, ku ndër më të rëndësishmet është nisma #folsinshpi, që hyri në fuqi në 1 korrik 2021, si regjim me tarifat zero të roaming mes vendeve të rajonit, që ka lehtësuar ndjeshëm jetën e qytetarëve, bizneseve dhe sigurisht të të rinjvë në rajon.

A do t’i rikthehet politikës në Shqipëri, Majlinda Bregu, pasi të mbarojë dhe mandatin e saj të dytë?! Përgjigjia ka qenë se ka ende shumë punë për të bërë dhe se çdo punë e saj vazhdon të jetë e lidhur me politikë, tashmë jo vetëm në Shqipëri./TCH

ME TE LEXUARAT