“Mafia shqiptare”, pamjet e intervistës së Saimir Tahirit: Kush ja vuri bombat

Politikë

“Mafia shqiptare”, pamjet e intervistës së Saimir Tahirit:

“Po sikur të isha i korruptuar? Unë nuk kam ardhur në Itali për të kërkuar nga Guardia di Finanza të dyfishojë fluturimet për të monitoruar territorin. I kërkova të gjitha vendeve europiane të na ndihmojnë të luftojmë trafikun e drogës”

Del video se çfarë ka thënë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, pak ditë para arrestimit, për dokumentarin investigimiv “I narcos albanesi” që do të transmetohet të shtunën, më 24 shtator, në ora 21.25 në mediat italiane.

Tahiri, pak ditë pas intervistës, përfundon në burg pasi dënohet për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj, i akuzuar për lidhje me një grup kriminal që trafikonte hashash drejt Italisë.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Ish-ministri i ka takuar vetë gazetarët italianë, në Tiranë, dhe ka folur me të për akuzat dhe për sulmet me tritol ndaj bizneseve të babait të tij.

“Më vunë bombat dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur kurrë në Shqipëri, marihuana nuk është histori kriminelësh, por varfërie”, thotë Tahiri në dokumentarin e italianëve.

 

 

 

 

 

 

00:00
/
00:00

 

 

 

ME TE LEXUARAT