Lulzim Basha shfaqet në Elbasan: Për Berishën kam shumë për të thënë, por i bëj nder Ramës

Politikë

Lulzim Basha shfaqet në Elbasan: Për Berishën kam shumë

Lulzim Basha ka vijuar turin e tij ne Elbasan.

Ai ka thene se humbja e 14 majit per opoziten u ndikua edhe nga lufta e brendshme ne PD.

Sipas tij, ai ka shume per te thene per Berishen, por perplasjet ne opozite sipas tij i bejne mire vetem Edi Rames.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Postimi i Bashes:

E pranova me kënaqësi ftesën nga miq dhe kontributorë të PD-së në Elbasan, për një bashkëbisedim të hapur mbi shqetësimet që të gjithë si demokratë bashkëndajnë sot.
Zgjedhjet e 14 majit dëshmuan ndër të tjera dhe efektin e luftës brenda nesh, vendosjen e interesave personale mbi ato të demokratëve dhe shqiptarëve.

Pikërisht që kjo mos të ndodhte, unë bëra një hap pas një vit më parë. Por fatkeqësisht pala tjetër jo vetëm që s’u tërhoq, por udhëhoqi një luftë të paprincipt, bazuar në sharje, shpifje, linçime ndaj çdokujt që nuk mendonte si ai. Dhe rezultati, sot jemi shumë më keq se një vit më parë.

Ballafaqimi mes nesh është i domosdoshëm për të përcaktuar rrugëtimin e familjes sonë politike.
Koha është e vërteta më e madhe. Dhe siç është parë deri më sot, ajo ka nxjerrë në dritë të gjitha gënjeshtrat, mashtrimet.

Unë kam heshtur, jo se s'kam çfarë të them, qoftë për personin të cilin e njoh mirë, qoftë për sulmet ndaj meje. Por siç e kam thënë vazhdimisht dhe siç u faktua, lufta mes nesh forcon vetëm kundërshtarin tonë politik.

Sot, përballë këtij udhëkryqi, ne kemi në dorë të zgjedhim nëse do të vazhdojmë të mbetemi të bllokuar në vendnumëro, të merremi me sulme-kundërsulme mes njëri-tjetrit, apo të punojmë të gjithë bashkë për ndërtimin e një alternative konkurruese, në të cilën të reflektohen shpresat e shqiptarëve për ndryshim.

Ne duhet të punojmë t’u japim mundësi shqiptarëve të zgjedhin ata, përmes hapjes së listave. Ne duhet t’i mbyllim çdo shteg politikës së përbaltjes, përmes vettingut të politikanëve.

Ne duhet të ndalim abuzimin e kryeministrit të vendit, duke i kufizuar mandatin. Duhet të zhbëjmë të keqën që nisi me ndryshimet kushtetuese të 2008-ës dhe t’u japim fuqi qytetarëve!

ME TE LEXUARAT