“Luftë” brenda familjes për PL? Meta zbulon nëse Kryemadhi do të kandidojë për Presidente
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka treguar nëse Monika Kryemadhi do të kandidojë për postin e Presidentin, pasi ajo u la jashtë Kryesisë.
Meta u shpreh se gara është e hapur në të gjitha nivelet, duke shtuar se kushdo është i ftuar të konkurrojë pa asnjë përjashtim.
“Jemi të hapur për garë në të gjitha nivelet, gara është e hapur për Presidentin, gara është e hapur për zv.President, janë dy figurat kryesore të partisë. Kushdo është i ftuar të konkurrojë pa asnjë përjashtim.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Mirëpresim çdo alternativë që konkurron me 5 prioritetet tona dhe fuqizon PL si forcë politike opozitare në këtë regjim të korruptuar”, tha Meta.