“Lufta e tyre është edhe e jona,” Rama nga Asambleja e OKB-së: Do të qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën

Politikë

“Lufta e tyre është edhe e jona,” Rama nga Asambleja e

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Gjatë fjalës së tij, ndër të tjera kreu i qeverisë adresoi edhe situatën e krijuar jo vetëm në Evropë por edhe në të gjithë botën pas nisjes së luftës në Ukrainë.

“…Në këto 8 dekada kemi qenë dëshmitarë të një mobilizimi të pashembullt, të një domosdoshmërie të gjithëkohshme për të punuar së bashku. Nga ana tjetër nuk duhet të harrojmë kurrë se rrugëtimi ynë ka qenë me pengesa.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kemi qenë dëshmitarë të kthimeve mbrapsht dhe të përmbysjeve të progresit. Kjo ka ndodhur për shkak të politikave të ngushta kombëtare…dhe lakmia për dominim.

Këtë vit shpresat dhe besimet tona janë copëtuar hidhur….nga një luftë e paprovokuar në Kontinentin Evropian.

Lufta me zgjedhje e Rusisë është kundër Ukrainës por eshtë edhe një sulm brutal ndaj së drejtës ndërkombëtare…Ne do të qëndrojmë në solidaritet me Ukrainën dhe popullin e saj.”

ME TE LEXUARAT