Lihet në “arrest shtëpie” bashkëpunëtori i Ilir Beqajt, biznesmeni Gazmend Haxhia

Politikë

Lihet në “arrest shtëpie” bashkëpunëtori i Ilir

Gjykata e Posaçme ka lënë në fuqi masën e sigurimit arrest në shtëpi për biznesmenin Gazmend Haxhia.

Haxhia, pronar i ‘Landways International’, akuzohet nga SPAK si i përfshirë në abuzimet me fondet e SASPAK së bashku me ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj dhe disa persona te tjerë.

Prokuroria e Posaçme dyshon se Beqaj si drejtues i ‘SASPAC’, ka abuzuar me të paktën 8 procedura prokurimi nga agjencia për menaxhimin e fondeve të BE. SPAK thotë se SASPAC i dha 125 mijë € kompanisë së biznesmenit Gazmend Haxhia për organizimin e një konference turizmi, “Festa”.

Por për të njëjtin event, edhe Ministria e Turizmit pagoi 38.5 mln lekë, dhe nga mbi 500 mijë € tenderë, u shpenzuan 4.2 mln lekë për një darke te “Gzona”.

ME TE LEXUARAT