Larg fushatave dhe thirrjeve për votë, presidenti Meta shijon motin e mirë me të rinjtë në Sauk
Lajmifundit
/
28 Shkurt 2021, 12:56
Politikë
Presidenti Ilir Meta ka vendosur që të bëjë një ecje sot. Kështu ka treguar ai përmes një postimi në Facebook, ku tregon se është nën shoqërinë e disa të rinjëve. Meta tregon se destinacioni i tij sot ka qenë Sauku.
“Një paradite frymëzuese me çunat e Saukut”, shkruan Meta.
Kujtojmë se Presidenti Ilir Meta ka nisur takimet me qytetarët në zona të ndryshme të vendit, ku nuk mungojnë thirrjet e tij për të votuar më 25 prill. Presidenti këto zgjedhjet kreu i shtetit i ka cilësuar si referendum.