Lajm i fundit, Vangjel Tavo zgjidhet kryebashkiak i ri i Himarës
Vangjel Tavo ka arritur të sigurojë karrigen e kryebashkiaku të ri të Himarës. Ai ka fituar me epërsi votash kundrejt kandidatit opozitar Petro Gjikuria.
Deri në momentet e fundit ku ka mbaruar edhe numërimi, Tavo ka qenë i shoqëruar nga Blendi Klosi, ndërsa Gjikuria i cili pasi pa rezultatin se po humbiste rreth orës 4 të mëngjesit u largua dhe nuk qëndroi deri në fund për të pritur verdiktin që i dha fitoren rivalit të tij socialisht.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Tavo fitoi dhe bastin politik ku ishte shprehur se do të fitonte me 1000 vota plus duke sfiduar rivalin e tij të opozitës.
Sipas rezultateve të KQZ Vangjel Tavo ka marrë 5022 vota ose 58.62% ndërsa Petro Gjikura ka marrë 3545 vota ose 41.38%. Pra Tavo ka fituar zgjedhjet për kryetar bashkie me një rezultat diference prej 1468 votash.
Pas mbylljes së procesit të votimt Tavo mbajti një deklaratë të shkurtër për mediat, ku nuk fsheu entuziazmin për postin e ri.
"Sot fitoi Himara dhe himariotët. Fillojmë nga puna, të gjithë për Himarën e bashkuar pa probleme dhe të qetë.
Fillojmë nga puna, të gjithë për Himarën e bashkuar pa probleme dhe të qetë. Prioritet do të jetë turizmi, oferta ka qenë e sinqertë, Gjikuria i mirëpritur për nënMbyllet procesi i numërimit, Vangjel Tavo i PS shpallet fitues" tha Tavo.