"Kuvendi nuk eshte dyqani yt"/ Berisha "kunja" me Nikollen: Pse ju djeg denimi i gjenocidit serb ne Kosove?!

Politikë

"Kuvendi nuk eshte dyqani yt"/ Berisha "kunja" me Nikollen:

NDËRHYRJA E KRYETARIT TË PD, SALI BERISHA NË KUVEND

Nuk keni absolutisht asnjë tagër përveç mosluajalitetit të plotë të këtij parlamenti të silleni në këtë mënyrë.

Ju po shkruani rregulloren e Kuvendit, ju kryeni krim sepse po shkelni ligjin e parlamentit.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Aty përcaktohet qartë se cili është qëndrimi që mbahet ndaj rezolutave. Brenda tre ditëve nga data e depozitimit, ajo shqyrtohet nga Kuvendi.

Rezoluta për krimet serbe në Kosovë ka tre javë që pret të shqyrtohet.

Parlamenti nuk është dyqani yt, ti nuk ke as konceptet më elementare.

Ligji i parlamentit parashikon që kryesia e parlamentit ta sjellë në sallën e parlamentit çështjen, jo në komisione.
Ju po e trajtoni parlamentin në mënyrën më primitive, në mënyrën më të padenjë. Po e trajtoni sipas urdhrave që merrni nga Edi Rama.

Ju po rrisni shkallën e konfliktualitetit në parlament. Nuk ka kush të drejtë të shkelë të drejtat e deputetëve në Kuvend.

Pse ju djeg dënimi i gjenocidit serb në Kosovë?
Kjo është antikushtetuese dhe antiligjore.

ME TE LEXUARAT