Kuvendi Kombëtar i PD, Rithemelimi miratoi në unanimitet ndryshimet statutore

Politikë

Kuvendi Kombëtar i PD, Rithemelimi miratoi në unanimitet ndryshimet

Kuvendi Kombëtar i PD, Rithemelimi miratoi ndryshimet statutore të ardhura nga Kryesia e PD Rithemelimi. Tashmë me ndryshimet e reja staturore që u miratuan në unanimitet, Neni 63 që flet për rishikimin e statutit do të ketë edhe një paragraf të dytë.

Ndryshimi statutor i prezantuar nga Çlirim Gjata i jep kompetencë Këshillit Kombëtar për të propozuar dhe miratuar ndryshime statutore të veçanta.

Votimi i ndryshime në Këshill bëhet me 2/3 të votave, por duhen ratifikuar dhe në Kuvendin e radhës, në rast se nuk ratifikohen humbasin fuqinë ndryshimet e miratuara në Këshill.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Nga miratimi në Këshill deri në mbledhjen e Kuvendin ndryshimet kanë fuqi të plotë.

 

ME TE LEXUARAT