Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit/ PD Lezhë bën publikë emrat e delegatëve

Politikë

Kuvendi Kombëtar i 11 Dhjetorit/ PD Lezhë bën publikë emrat

Partia Demokratike dega Lezhë bëri sot publik emrat e delegateve pjesëmarrës në Kuvendin e datës 11 dhjetor.

Anëtari i Këshillit Kombëtar i PD, Paulin Marku u ndal tek situata e partisë që përfaqëson.

Sipas Markut gjatë viteve të fundit në Partinë Demokratike janë bërë shumë gabime duke bërë që të humbasë mundësinë që të dalë fituese në zgjedhjet e njëpasnjëshme.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjithashtu ai u ndal tek dorëheqja e para pak ditëve e kryetarit të PD Lezhë, Zef Gjoka dhe sipas tij komandimi në ajër  i Agron Gjekmarkaj.

Emrat e delegatëve që do të bëhen pjesë e Kuvendit u bënë publikë nga nënkryetarja e PD Lezhë, Zyrafete Kulli ku tha se ka një pjesëmarrje prej 73.5% të delegatëve për Kuvendin e 11 dhjetorit.

Vetëm 3 ditë na ndajnë nga Kuvendi Kombëtar i thirrur nga ish-kryeministri Berisha, PD Lezhë bën thirrjen e fundit ndaj delegatëve të mbetur jashtë listës që t’i bashkohen Kuvendit Kombëtar.tch

ME TE LEXUARAT