Kuvendi i 11 dhjetorit, degët e Partisë Demokratike në Shkodër e Fier publikojnë emrat

Politikë

Kuvendi i 11 dhjetorit, degët e Partisë Demokratike në

Degët e Partisë Demokratike në rrethe kanë vijuar me publikimin e emrave të delegatëve që kanë dhënë firmën e tyre pro mbledhjes së Kuvendit Kombëtar në 11 dhjetor. Këtë të shtunë emrat i bënë publik degët e Shkodrës dhe të Fierit, të cilat deklaruan se mbi 70% e delegatëve mbështesin Kuvendin e 11 dhjetorit.

Sali Berisha mban të dielën foltoren e fundit para Kuvendit Kombëtar që ka thirrur përmes firmave të 4200 delegatëve. E ndërkohë që pritet të mbahet foltorja me shqiptarët në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, degët e demokratëve vijuan edhe të shtunën me publikimin e emrave të delegatëve që kanë firmosur për Kuvendin e 11 dhjetorit. Në selinë blu ishin në mesditë përfaqësues të degëve të Shkodrës, Pukës, Malësisë së Madhe dhe të Vaut të Dejës. Vetëm nga Shkodra kanë firmosur 70% e delegatëve.

88.6% e delegatëve të Fierit i janë përgjigjur thirrjes së liderit historik për Kuvend kombëtar, deklaroi deputeti Luan Baçi.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Publikimi i emrave të delegateve me dakordësinë e tyre nisi pas shpalljes së Kuvendit Kombëtar më 18 dhjetor nga Lulzim Basha, përmes një vendimi kryesie.

Ai deklaroi se Sali Berisha nuk i kishte firmat e delegatëve duke e quajtur nul depozitimin e tyre në zyrën e Edi Palokës, kryetar i Këshillit Kombëtar.

Përtej betejës parimore dhe proceduriale, ditët e fundit SalI Berisha ka ashpërsuar sulmin ndaj Lulzim Bashës për pastrim parash, duke rikthyer në vëmendje dosje si ajo e Toyota Yaris, apo e Nik Muzin në kuadër të akuzave për lobimin ne Amerike me para përmes kompanive ruse ofshore.A2CNN

ME TE LEXUARAT