“Kushtetuesja” legjitimoi zgjedhjet lokale, Presidenca: Gjykata ka cënuar rëndë transparencën

Politikë

“Kushtetuesja” legjitimoi zgjedhjet lokale, Presidenca: Gjykata ka

Gjykatën Kushtetuese pak ditë më parë la në fuqi zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, duke i shpallur ato legjitime.

Sot Presidenca e ka cilësuar si një cënim të rëndë të transparencës dhe procesit ligjor nga ana e Gjykatës Kushtetuese, vendimin për zgjedhjet e 2019.

Sipas Presidencës Gjykata Kushtetuese e la çështjen pa zgjidhje përfundimtare.


“Gjykata Kushtetuese me vendimmarrjen e saj e la çështjen pa zgjidhje përfundimtare. Nuk mori guximin për tu përgjigjur pyetjeve në objekt shqyrtim. A ju mohua shqiptarëve e drejta për të zgjedhur në mënyrë të fshehtë të pandikuar? A mundet sipas kushtetues të zhvillohen zgjedhje pa një datë nga Presidenti? A ishin votimet për pushtetin qendror në barazi me vlerat dhe parimet? A mundet data e zgjedhjeve të diktohet nga Kuvendi ? Në garë paraqitet vetëm një kandidat?”

“Kushtetuesja ka cënuar rëndë transparencën dhe procesin ligjore. Më 23 qershor, Kushtetuesja pasi dëgjoi palët, vendosi të pezullojë çështjen dhe ti drejtohet Venecias.” tha Presidenca mes të tjerash.

“Kushtetuesja” rrëzoi kërkesat që pretendonin jo kushtetutshmëri e zgjedhjeve lokale, ndërsa lidhur me këtë vendim sot ka reaguar edhe Presidenca. Përmes zëdhënësit për shtyp, Presidenca njofton se sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019.

ME TE LEXUARAT