"Kushtetuesja" hodhi poshtë opozitën për zgjedhjet lokale, Presidenca del me një njoftim

Politikë

"Kushtetuesja" hodhi poshtë opozitën për zgjedhjet

Gjykatën Kushtetuese pak ditë më parë la në fuqi zgjedhjet lokale të 30 qershorit 2019, duke i shpallur ato legjitime.

“Kushtetuesja” rrëzoi kërkesat që pretendonin jo kushtetutshmëri e zgjedhjeve lokale, ndërsa lidhur me këtë vendim sot ka reaguar edhe Presidenca.

Përmes zëdhënësit për shtyp, Presidenca njofton se sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019.

Sipas Presidencës në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka kjo çështje për të gjithë qytetarët, brenda ditës së nesërme Institucioni i Presidentit të Republikës do të ketë një qëndrim zyrtar, që do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar. 

ME TE LEXUARAT