"Kulisat e foltores", Basha sulmon Berishën nga Durrësi: Nuk të ndjek njeri!

Politikë

"Kulisat e foltores", Basha sulmon Berishën nga Durrësi: Nuk

Nga Durresi ku po zhvillon nje takim me anetaresine, Lulzim Basha ka qene kritik duke sulmuar Sali Berishen.

 

"Çfarë primaresh do të bësh ti për 2 ditë? Ti e ke zgjedhur kandidatin. Ka njeri që nuk i di kulisat e foltores? Për gënjeshtrat e një individi nuk bëhet para. Kështu nuk të ndjek njeri. Prandaj dhe ne jemi më shumë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Një duartrokitje. Betejen nuk e bëjmë për veten tonë. Por për PD-në dhe për gjithë Shqipërinë", tha Basha.

Pjese nga fjala:

Ne do e kalojmë këtë situatë. Por do të shtrijmë dorën ndaj demokratëve të ndershëm që humbën rrugën.

I themi ejani në shtëpinë e lirisë. Programi ynë është zhvillimi i Durrësit. Shikoni si mban Dakon ai. E di ni pse nuk e leshon?

 

Sepse e merr me vete. Ne jemi ndryshe. A thua se demokratët janë dele. Por në fakt demokratët janë pasuria e këtij vendi.

Janë rruga për ta nxjerrë Shqipërinë nga errësira e Edi Ramës dhe brinjët e tjera të Trekëndëshit të Bermudës.

 

Shqiptarët mezi presin t’i japin fund dinozaurëve të tranzicionit. A jeni gati t’i shkojmë deri në fund kësaj rruge? A jeni gati për çdo sakrificë që të realizojmë misionin tonë?

Per Ramen:

“Asnjë milimetër përpara”/Basha: Ta dëgjojnë oligarkët që natën ushqejnë foltoren e ditën Edi Ramës, jemi kundër preojektit fantazëm të Portit të Durrësit


PD dhe ne kemi qenë kundër projektit të Portit të Durrësit që deri tani është një projekt fantazëm i Edi Ramës. Ndaj i them Edi Rmës mos të bëjë asnjë milimetër përpara, zhvillimi nuk bëhet pas kulisave, mbi padrejtësitë.

Le ta dëgjojë Rama që do na kenë përballë me të gjithë qytetarët për këtë projekt mafioz dhe nuk do ta lejojmë që oligarkët që shkojnë e vijnë mes Trekëndëshit të Bermudës të vazhdojnë të ushqejnë Foltoren e Ramën ditë e natë. Beteja jonë ka qëllim që t’ua kthejë Shqipërinë shqiptarëve.

ME TE LEXUARAT