Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Itali, pritet të takohet me Giorgia Melonin
Kryeministri Edi Rama niset sot në një vizitë zyrtare drejt Italisë. Burime bëjnë të ditur se kreu i qeverisë shqiptare të zhvillojë një takim me homologen e tij Italiane, Giorgia Meloni.
Mësohet gjithashtu se Rama do të takohet edhe me Presidentin e Senatit italian.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Po ashtu bëhet e ditur se Rama nuk do të marrë pjesë në homazhe që do të kryhen në nder të ish-presidentit Napolitano.
Kujtojmë që gjatë kësaj vere kryeministrja e Italisë së bashke me familjen e saj zgjodhi që disa ditë pushimi t’i kalojë në jug të Shqipërisë me ftesë të kryeministrit Edi Rama, ku patën edhe disa takime së bashku.