Kryeministri Rama: Unë do jem pjesë e skuadrës në Durrës, mandati i tretë do jetë i veçantë për këtë qytet

Politikë

Kryeministri Rama: Unë do jem pjesë e skuadrës në

Kryeministri Edi Rama gjatë prezantimit të kandidatëve për deputet më 25 prill, konfirmoi se do të jetë në listën e Durrësit në zgjedhjet që do mbahen pas dy muajsh. Kryeministri Rama tha se ky mandat i tretë do të jetë i veçantë për Durrësin si potencial që nuk është shfrytëzuar siç duhet.

“Unë do jem pjesë e skuadrës edhe në Durrës dhe ky mandat i tretë do të ketë një vend të veçantë për Durrësit si potencial i pashfrytëzuar. Sot jemi në një udhëkryq mes të ardhmes dhe të shkuarës me një punë që vazhdon dhe nuk e bën dot askush më mirë se dhe pse ne nuk jemi më të mirë”, tha Rama.

ME TE LEXUARAT