Kryemadhi thirrje SPAK: Pse nuk janë sekuestruar dhe inceneratorët e Tiranës dhe Fierit?

Politikë

Kryemadhi thirrje SPAK: Pse nuk janë sekuestruar dhe inceneratorët e

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi,  i ka bërë apel organeve të drejtësisë që të veprojnë sa më shpejt në lidhje me aferat e incenaratorëve të Tiranës dhe Fierit, për të shpëtuar sa më shumë para nga taksat e qytetarëve.

Përmes një postimi në facebook, Kryemadhi ngre pyetjen se pse nuk u sekuestrua inceneratori i Tiranës dhe Fierit, ashtu siç është sekuestruar Albtek Energy, pasi sipas saj janë po të njëjtat kompani fiktive që janë ngritur nga ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka për të zhvatur paratë e shqiptarëve.


“Pse nuk janë sekuestruar Inceneratori i Tiranës dhe Fierit, ashtu siç është sekuestruar Albtek Energy dhe ITS të Inceneratorit të Elbasanit?

SPAK kreu një punë shumë të mirë në fund të vitit 2021, duke vendosur sekuestro preventive mbi kompanitë në administrim të Stela Gugallja dhe Klodian Zoto, të dyshuar në lidhje me rastin e inceneratorit të Elbasanit, për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”, kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga nenet 245 e 25 dhe 287/2 i Kodit Penal.

Albtek Energy dhe ITS, kanë zhvilluar aktivitet financiar me kompani fiktive, të krijuara nga Ish Ministri i Mjedisit Koka dhe njerëz të lidhur me të, për të grabitur paratë e qytetarëve.


Mirëpo, të njejtat kompani fiktive kanë ndërvepruar edhe me Inceneratorët e Tiranës dhe Fierit. Tabela e mëposhtme të shërbejë si një rikujtesë për organet e drejtësisë, pasi koha nuk premton dhe duhet vepruar sa më shpejt, për të shpëtuar sa më shumë nga taksat e qytetarëve”, shkruan Kruyemadhi.

ME TE LEXUARAT