Kreu i PL takohet "kokë më kokë" me Berishën, tregon dy metodat si do rrëzojnë Ramën
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka takuar sot në selinë blu Sali Berishën.
“Rama korrupton zyrtarë të lartë kundër demokracisë. Regjimit të tij do i japin fund zgjedhjet dhe protestat”, deklaroi Meta pas takimit.
Ai ka zbuluar edhe dy metodat se si di ta rrëzojnë Edi Ramën.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
“Atij do t’i japim fund me zgjedhje dhe protesta” – tha Ilir Meta.
“Është e qartë që ne do të ecim në rrugët e protestave, protestat dhe zgjedhjet do t’i japin fund këtij regjimi.
Që nga fakti që jemi vendi më i korruptuar në kontinent, më i polarizuar se çdo vend tjtër, paratë në vend që të shkojnë për qytetarë, shkojnë për të blerë McGonigalët e Rossinët.
Kemi rënë dakord për shumë çështje të rëndësishme, do të dalë edhe Berisha të flasë me ju. Absolutisht do të kemi për qëllim ekzekutimin e këtij regjimi mafioz”, tha Meta.