Kreu i PD në Fier ironizon Berishën: Plaku i padëshiruar 'non grata' merr në telefon 10 njerëz për antimitingje

Politikë

Kreu i PD në Fier ironizon Berishën: Plaku i padëshiruar

Kreu i PD në Fier,  Agron Kapllanaj ka ironizuar ish liderin demokrat Sali Berisha duke e cilësuar si “plakun e padëshiruar non grata”. Sipas tij, Berisha merr në telefon 10 njerëz e i detyron të bëjnë antimitingjet si në kohën e Ramiz Alisë.

Reagimi nga Agron Kapllanaj:

 Plaku i padëshëruar non-grata, me një grusht të vogël njerëzish, po bëhet gazi i botës duke bërë gjithçka që të vendosë disa njerëz të gënjyer përballë demokratëve që kanë vendosur të shohin nga e ardhmja jo nga e shkuara.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por më kot e ka Sali Berisha që merr në telefon 10 njerëz e i detyron të bëjnë antimitingjet si në kohën e Ramiz Alisë. Por ai është vetëm një e shkuar e keqe për PD-në dhe gjithë shqiptarët, dhe emri i tij do mbahet mend si një nongrata për korrupsion.

ME TE LEXUARAT