KQZ nis regjistrimin e votuesve të Diasporës, Celibashi kërkon ndryshim në Kodin Zgjedhor

Politikë

KQZ nis regjistrimin e votuesve të Diasporës, Celibashi kërkon

Data 11 janar ishte dita filluese për nisjen e procedurës së regjistrimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit dhe që duan të votojnë në parlamentaret e datës 11 majit.

Në një deklaratë nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, u njoftua se procesi po vijon normalisht dhe se asnjë anomali nuk ka ndodhur deri tani gjatë aplikimeve online.

Çdo aplikim duhet të aprovohet fillimisht nga KQZ përpara aprovimit, por në raste refuzimi qytetarët mund të riaplikojnë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Që procesi të jetë sa më i sigurt mbi funksionin e votimit nga jashtë, Celibashi i bëri apel partive parlamentare për disa amendamente të Kodit Zgjedhor.

ME TE LEXUARAT