Korreshi ironi me Felajn: “Meqë po dëgjojmë përralla me mbret, mblidhemi...

Politikë

Korreshi ironi me Felajn: “Meqë po dëgjojmë përralla

Deputeti i PD, Saimir Korreshi nuk i ka kursyer ironitë edhe në këtë seancë plenare, teksa po diskutohej për zbatimin e rregullores.

Këtë e ka shkaktuar ndërprerja e fjales së një prej kolegeve deputete të Korreshit.

Ai ka marrë fjalën nga vendi, duke i thënë drejtueses së seancës, Ermonela Felaj, se po tregohen përralla me mbret.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ai shtoi se u është “vjedhur” edhe rregullorja dhe se “nuk po e gjejnë që ta kundërshtojnë”.

“Duke qenë se po dëgjomë përralla me mbret, t’i shtyjmë për ditën e shtynë, se atëherë ka qenë emisioni me përralla në kohën e Enverit.

Na keni vjedhur dhe kushtetutën, rregulloren, nuk po e gjejmë t’ju kundërshtojmë”, tha ai.

 

ME TE LEXUARAT