Korreshi “i hedh benzinë zjarrit”, i dërgon letër Nikollës: Unë jam vetëshpallur kryetar i grupit parlamentar të PD

Politikë

Korreshi “i hedh benzinë zjarrit”, i dërgon letër

Në një kohë kur Partia Demokratike është përfshirë nga një debat për kryetarin e Grupit Parlamentar, deputeti demokrat Saimir Korreshi ka ironizuar duke i dërguar një letër kryetares së Kuvendit, Lindita Nikolla.

Përmes kësaj shkrese, Korreshi thotë se është vetëshpallur kryetar grupi, ndërsa thekson se ka të drejtë të emërojë dhe shkarkojë.


Pavarësisht faktit se ai ia kishte dorëzuar Kuvendit, Lindita Nikolla refuzoi që ta lexonte shkresën ironizuese të Korreshit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Kujtojmë që Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, lexoi dje në seancë dy shkresa, atë të Gazment Bardhit që deklaronte se ishte kryetar grupi dhe atë të Bashës, që autorizonte deputeten Flutura Açka.

Kjo ka shkaktuar një debat dhe përplasje të ashpër verbale mes Gazment Bardhit dhe Lindita Nikollës.

ME TE LEXUARAT