"Këta tentojnë ti blejnë, nëse nuk i shiten pastaj i kërcënojnë", Kryemadhi: Socialistët do të votojnë LSI-në

Politikë

"Këta tentojnë ti blejnë, nëse nuk i shiten pastaj i

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi u shpreh e bindur për fitoren e opozitës në zgjedhjet e 25 prillit.

E ftuar në emisionin ‘Cim Peka Live’ në Syri Tv, Kryemadhi tha se optimizmi i saj vjen për shkak të takimeve dhe reagimit, që japin njerëzit në çdo takim.

Madje Kryemadhi tha se nuk i pëlqen fjala rotacion por përmbusja e një regjimi të kapur.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

‘Rotacioni politik nuk ndodh me fjalë apo deklarata, por ndodh me votë. Rotacioni politik nuk është rotacion politik, që ke dy mandate dhe je i detyruar të ikësh se do vijë dikush tjetër. Mendoj se është fjalë e gabuar që është përdorur. Unë nuk para e pëlqej fjalën rotacion, nuk më pëlqen rotacioni, sepse rotacioni është diçka që nuk ke ku shkon dhe do të ndodhë. Mua më pëlqen përmbysje, përmbysje e një regjimi të kapur, e një regjimi të kalbur, e një sistemi që e mbylli fazën e saj, siç e mbylli në ’90, me lëvizjen studentore, sistemi komunist. Tashmë do të mbyllim tranzicionin që do të mbyllim pas 30 vitesh. Ajo që dua të them është pse, jemi kaq optimist.

Jam optimiste sepse unë shikoj reagimin e njerëzve në takime. Është ajo që ju shikoni në videoklipet e opozitës është një e njëmita e asaj që ndodh realisht. 140 kandidatët e LSI-së në të gjithë Shqipërinë, bëjnë takime pa fund dhe hidhet vetëm shumë pak, për shkak të kohës dhe mundësive, por edhe për shkak të një ruajtje të të qenit diskret të personazheve që sapo shikohen në video apo fotot e postimeve të LSI, o do të ju zbarkojë policia ose do të ju shkojë prokuroria, apo ndonjë drejtor. Këta tentojnë ti blejnë, nëse nuk i shiten pastaj i kërcënojnë. Prandaj ne kemi qenë në një farë mënyrë diskret’, tha Kryemadhi.

Më tek Kryetarja e LSI-së tha se të gjithë socialistët e gjejnë më shumë veten pranë Monika Kryemadhit dhe Luan Ramës sesa pranë PS-së së sotme, duke qenë se sipas saj asnjë nuk po i mbron.

‘Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim e mbajmë fjalën. Unë mendoj që socialistët e gjejnë veten më pranë Monika Kryemadhit dhe Luan Ramës, sepse kush po i mbron sot? Kush është që të dalë e të flasë për alternativën e Partisë Socialiste? Ku e gjejnë veten socialistët sot më shumë? E gjejnë veten më shumë te inceneratorët, apo tek një mjedis i pastër? E gjejnë veten te rikthimi i rafinerisë së naftës në Fier apo në Ballsh, apo tek shfrytëzimi në mënyrë makabre të puseve të naftës nga kompani kineze pa identitet, të cilat e shesin gjithë produktin bruto të naftës me vetëm 50 për qind të çmimit? Kur ndërkohë kanë qenë rafineri ku punonin me qindra dhe mijëra naftëtarë.

Kam qenë në Patos ku kam takuar një naftëtare, që ka dalë me 198 mijë lekë të vjetra pension, edhe pse kanë punuar me vite të tëra në rafineri. Dhe kjo naftëtare që ishte socialiste, jo vetëm që nuk i dhanë shansin për të pasur statusin e naftëtarit që ajo nuk e mori kurrë. Statusin e mori dikush që ka punuar, por që jeton në Itali apo në Amerikë. Prandaj socialistët e gjejnë veten te LSI. Socialistët nuk kanë të bëjnë me figurën, socialistët duan atë çfarë prekin vetë me dorë dhe ajo që prekin me dorë është vetë programi ynë, pasi ne e themi dhe e mbajmë fjalën’, deklaroi Kryemadhi.

ME TE LEXUARAT