Kërcënimi i dy prokuroreve pas dëshmive të Tafanit, vjen reagimi nga BE
Delegacioni i BE-së në vendin tonë i ka kërkuar autoriteteve që të hetojnë në lidhje me kërcënimet ndaj drejtësisë, duke iu referuar dëshmive të të penduarit Artan Tafani, i cili dëshmoi se grupi i Laert Haxhiut do të vriste dy prokurore.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, BE shprehet e shqetësuar për këto kërcënime.
BE thekson se mbështet plotësisht të gjithë zyrtarët që punojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri. “Delegacioni i BE-së në Shqipëri është thellësisht i shqetësuar për kërcënimet e bëra ndaj autoriteteve të drejtësisë që punojnë çdo ditë në luftën kundër krimit të organizuar në Shqipëri.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ne mirëpresim angazhimin e autoriteteve shqiptare për të hetuar me shpejtësi këto kërcënime dhe për të mbajtur përgjegjës autorët. BE-ja mbështet plotësisht të gjithë zyrtarët që punojnë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri, dënon çdo formë sjelljeje kërcënuese ndaj tyre dhe vazhdon të mbështesë vendin në përpjekjet e tij për forcimin e shtetit të së drejtës”, thuhet në njoftimin në Facebook.