“Kemi parë vetëm majën e ajsbergut”, Meta publikon fakte të reja për inceneratorët

Politikë

“Kemi parë vetëm majën e ajsbergut”, Meta publikon

Ish-Presidenti Ilir Meta së bashku me koordinatoren Luftës kundër Korrupsionit në Partinë e Lirisë, Briseda Shehaj në një konferencë për mediet bënë publike fakte të reja lidhur me aferën e inceneratorëve.

I pyetur nga gazetarja e Abc, Erneta Shevroja se sa afat i kanë lënë SPAK për të reaguar, Meta tha se kanë durim dhe do t’i shkojnë deri në fund kësaj çështjeje.

Meta: Nuk ju kemi zhgënjyer. Kur kemi nxjerrë dokumente, kemi nxjerrë me numra llogarie veprime të faktuara.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Nuk është vetëm bashkia e Tiranës që është kokë e këmbë. Ne kemi gjithë durimin dhe vendosmërinë që  t’i shkojmë gjithë aferës së djegësave deri në fund.

Çdo tolerim është një tradhti kombëtare. Në këtë mënyrë do toleronim shkatërrimin e shtetit.

Kjo është një histori që do shkojë deri në fund me prova dhe fakte. Kush do t;i shkojë në fund këtij procesi në mënyrë të ligjshme, duhet të bëjë detyrën e tij. Kush mendon se kjo aferë do harrohet do zhgënjehet dhe gabon shumë rëndë.

Kjo aferë nuk mund të fillonte pa angazhimin e Ramës dhe të vazhdonte në këtë mënyrë katastrofike.

Përpara gazetarëve Meta u shpreh se do të jetë në komunikim të vazhdueshëm me ta lidhur me çështjen e ineneratorëve.

ME TE LEXUARAT