“Kemi nevojë për një mbështetje të madhe”/ Rama nga Berati: Mandati i dytë, mandat karakteri!

Politikë

“Kemi nevojë për një mbështetje të madhe”/

Kryeministri Edi Rama, ditën e sotme ka zhvilluar një takim me qytetarë, deputetë të zonës së Beratit, duke diskutuar për projektet e nisura për këtë qytet.


Gjatë fjalës së tij hapëse, Rama renditi problematikat që është shoqëruar mandati i dytë qeverisës, i shoqëruar me tërmetet e 2019-ës dhe pandeminë e COVID.

Rama u shpreh se PS -së, ka nevojë për mbështetjen e të gjithë dhe për një bashkim të madh forcash, pasi sipas tij sfidat nuk janë partitë, por jetësore.

Ndërsa u ndal tek pandemia e Covid, Rama tha se falë punës dhe përpjekjeve nga qeveria është arritur dhe sigurimi i i vaksinës, ndërsa shtoi: “Ka ende shtete që s’kanë bërë gjilpërën e parë”.

“Ne kemi arritur ta përballojmë me të gjithë vështirësitë që janë gjendur. Tani do i japim një shtysë finale me vaksinat, që është kthyer në një çështje të mëdha botërore. Të gjitha shtetet kanë nevojë për vaksina, 70% të vaksinave sot janë të shtrira tek 7 shtete. Ka një sfidë të madhe, por falë këmbënguljes, angazhimit, durimit të madh ia kemi dalë të nisim vaksinimin. Janë plot 149 shtete që kanë pasur vështirë të jashtëzakonshme dhe ende nuk kanë bërë vaksinën e parë. Brenda muajit mars ne do të përfundojmë vaksinimin e mjekëve dhe së shpejti do të kemi lajme të mira për sigurimin e sasive të domosdoshme, jo vetëm për ta ulur ritmin por ta kthyer këtë sezon pranveror në një vaksinim masiv. Kishim tronditjen e tërmetit, shumë persona mbetën pa çati, por pati dhe probleme në të gjithë vendin. Duke e bërë këtë mandat të dytë të qeverisjes tonë një mandat karakteri. Një mandat për të dëshmuar forcën e karakterit, për të mos u përkulur përpara këtyre goditjeve dhe të bëhemi më të fortë. Si po dalim më të fortë në procesin e rindërtimin ku shumë persona po kthehen në shtëpi më të mëdha, të sigurta, ashtu do të dalim më të fortë nga kjo fazë pandemie. Pandemia ka pasur një faktor negativ në turizmin dhe si e tillë e ka goditur Shqipërinë në mënyrë të posaçme si një vend turistik.” ka thënë Rama.

ME TE LEXUARAT