Këlliçi thirrje të rinjve: Të protestojmë për të ardhmen tonë

Politikë

Këlliçi thirrje të rinjve: Të protestojmë për

Organizimi i protestës së 7 korrikur ka mbledhur bashkë sot të rinjtë dhe të rejat demokrate për të diskutuar rreth së ardhmes së tyre me kryetarin e PD-së Sali Berisha.

Në fjalën e hapjes kryetari i FRPD-së në detyre Belind Këlliçi, ka falenderur të gjithë të rinjtë dhe të rejat e forumit demokratë për pjesmarrjen dhe mbështetjen që i kanë dhënë dhe i japin këtij forumi.

“Ju falenderoj që na keni mbështetur në 6 vite e gjysëm, në çdo kauz opozitare, në çdo protestë dhe jam i bindur se ashtu siç keni shkëlqyer në çdo protestë që është organizuar, në çdo fushatë elektorale, të cilët keni qenë të parët për të bërë punën dhe të fundit në kërkesa, po ashtu do të shkelqeni edhe me 7 korrik para kryeministrisë, ku do të jepni një mesazh se rinia e këtij vendi është gjallë është më ë e fortë se kurrë dhe se Shqipërinë do ta bëjmë ne, sëbashku me PD”, është shprehur Këlliçi.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Duke ftuar gjithë të rinjtë dhe të rejat që ti bashkohen protestës së 7 korrikut, Këllici tha,- se së pari ne protestojmë për ti thënë ndal shpopullimin, për boshatisjen e Shqipërisë.

Protestojmë për të ardhmen tonë dhe të protestojmë edhe kundër çdo afere korruptive që na ka rrëmbyer të ardhmen

ME TE LEXUARAT