“Kanë bërë llogaritë e tyre”/ Curri për mbledhjen në seli: Pse pritën të mbyllej Berisha në kullë?
Analisti Arian Curri, i ftuar në Top Story, komentoi mbledhjen e deputetëve të opozitës në selinë e Partisë Demokratike.
Sipas Currit, secili deputet ka bërë llogaritë e tij dhe po ecin sipas planit të tyre, për përfitime profesionale.
“Këta kanë bërë llogarinë e tyre, duan një mandat dhe të gjithë e dimë që Berisha nuk kthehet më, ata po e marrin me të mira, ky po i blen. Këta përse pritën që të mbyllej Berisha në kullë? Sepse e dinë që Berisha nuk kthehet më. Secili po luan lojën e tij dhe nuk ka plan, të gjithë po i thonë Berishës aman nuk ma jep mua”, tha Curri.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Po ashtu, Curri përmendi propozimin e deputetit Bujar Leskaj gjatë mbledhjes me dyer të mbyllura të grupit parlamentar të PD se Gazment Bardhi duhet të bëhet nënkryetar i partisë.
“Dëgjova që kishin propozuar Gazment Bardhin si kryetar partie dhe Bardhit i qeshi buza. Berisha nuk ka për t’ua dhënë”, u shpreh analisti.
Sipas tij, PD do të shuhet nëse lihet në dorën e Berishës dhe Bashës, ndërsa tregoi se kush mund ta shmangë këtë.
“Në fund mund të ndodhi që PD e ka mbyllur ciklin e saj, nëse nuk bie Berisha dhe Basha kjo parti do të fiket dhe do t’i marri me vete, të vetmit persona që mund ta rrëzojnë janë ata 5 njerëz që ishin ulur në krahun e Nokës, si Salianji, por dhe ata e dinë që nuk e marrin dot nëse nuk ia jep ‘papa’ që është atje në kullë”, sugjeron Curri.