Kandidatja për deputete në PS habit, ndjek gjurmët e kryeministrit Rama

Politikë

Kandidatja për deputete në PS habit, ndjek gjurmët e

Gjatë prezantimit të kandidatëve që duan të bëhen deputetë në PS, mori fjalën një prej aplikanteve. Ajo habiti të gjithë pasi i “rrëmbeu” kreut të qeverisë shprehjen se është lypësi më i gjatë. Më herët Rama tha se edhe ajo do të jetë një lypëse e mirë sepse dëshiron ta shohë qytetin e saj ashtu si të gjithë vendin.

“Si keni thënë ju që jeni lypësi më i gjatë une besoj se do jem një lypëse e mirë. Kam ambicie sepse dua ta shoh Kukësi si vendet e tjera. Kam një jetë shumë të mirë. I kam të gjitha mundësitë. Dua që Kukësi të zhvillohet njësoj si e gjithë Shqipëria.

Duhet të hapim sa më shumë vende të reja punës. Dua të krijoj lidhje edhe me kompani shqiptare dhe të huaja. Dua të zhvilloj turizmin dhe agroturizmin. Duhet të promovojmë vlera që ka Kukësi”, tha ajo.

ME TE LEXUARAT