Kandidatët e PD/ Mbyllet afati, në KQZ mbërrijnë emrat për 11 bashki

Politikë

Kandidatët e PD/ Mbyllet afati, në KQZ mbërrijnë emrat

PD zyrtare ka dorëzuar deri tani listat e këshillave bashkiakë të 11 bashkive të vendit ku përfshihet Tirana, Durrësi, Shkodra, Fieri, Elbasani, Lezha, Korça, Vlora, Kamza, Lushnja dhe Berati.

PD ka deklaruar se do të ketë një listë të plotë me këshillat bashkiakë për të 61 bashkitë e vendit.

PD ka konfirmuar kandidatët për 16 bashki të vendit duke iu shmangur garës në tre bashkitë më të mëdha të vendit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por, siç raportohet është diskutuar që kësaj liste t’i shtohen edhe disa bashki të tjera. Ende nuk ka një informacion të saktë se për cilat bashki bëhet fjalë.

Grupi i Alibeaj nuk do të kandidojë për bashkinë Elbasan, Durrës dhe Shkodër. Mbrëmjen e së dielës, PD zyrtaroi Roland Bejkon si kandidat për bashkinë e Tiranës.

Veriu i vendit, aty ku demokratët pretendojnë për më shumë, i është lënë i lirë Sali Berishës dhe kandidatëve të tij të zyrtarizuar që në dhjetor.

ME TE LEXUARAT