Kandidatët e Alibeajt në bashki dalin javën tjetër, Berisha: Çdo emër që del është i Edi Ramës

Politikë

Kandidatët e Alibeajt në bashki dalin javën tjetër, Berisha:

Kryetari i PD-së, Sali Berisha reagoi sot pas deklaratave të Enkelejd Alibeajt ditën e djeshme se prej javës së ardhshme do të dalin kandidatët e grupimit të tij për zgjedhjet lokale të 14 majit.

Duke folur në një deklaratë për mediat nga Kuvendi ai tha se “Çdo kandidat që del gjoja është në emër të Edi Ramës. Kjo është shumë e qartë.

Ne e kemi përcaktuar Edi Ramën si armikun numër 1 të Partisë Demokratike, si njeriun që kërkon të zhdukë opozitën dhe PD-në, por edhe si njeriun që do marrë përgjigjen më ndëshkuese për këto veprime. PD është në të drejtën morale, kushtetuese të këtij vendi për të qenë opozitë e pavarur”, tha Berisha.

Merr lajme ekskluzive në Viber

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Viber duke klikuar këtu.

Sipas tij “kjo marrëveshje (e portit) ishte për tragjedinë e Shqipërisë marrëveshje pozitë- opozitë. Por jo pozitë- opozitë si formacione politike, por si persona hajdutë të pamëshirë, si klani Rama me klanin Basha.

Ai që ishte administrator i “Simphonia”, ai ishte administrator edhe i Ramës edhe i Bashës. Mos të kujtojë kush se unë po bëj akuzë politike, po them të vërtetën shumë të hidhur. Ky zotëri thashë që dhashë dorëheqjen nga ndërmarrja e Bashës.

Pas një muaji doli që ai ishte te ndërmarrja e Bashës dhe te “Simphonia”. Opozita e blerë me marrëveshje mafioze të portit të Durrësit.

ME TE LEXUARAT